RSS

Kim Mehmeti - Keshtu Ecen Njeriu


Monografi kushtuar akademikut Ali Aliu

BUKURI E BRAKTISUR

Ato dhjetëra fshatra të bregut lindor të liqenit të Prespës, sot sikur banohen veç prej heshtjes. Titërima e saj i ka pllakosur si një mbulojë e padukshme, nën të cilën fshihen përplot fate njerëzorë dhe takim-ndarje që kanë mbetur të shënuara në thellësitë e së kaluarës. Ajo heshtje i ngërthen në vete lotët margaritarë të nënave të përmalluara për pjellën e tyre, shtegtuar matanë oqeaneve, por edhe gjithë britmat gazmore të prindërve dalë në oborr tek përqafojnë djemtë që kthehen nga kurbeti. Të bëhet se heshtja, e jo gurët, është ajo që i mban në këmbë ato
kulla të vjetra dhe shtëpitë të porsandërtuara buzë liqenit të Prespës. Kjo heshtje molisëse që rri varur mbi fshatrat e kësaj ane të Prespës, në të vërtetë është rrëfimi i trishtueshëm për të parët që banuan këto hapësira, në një si pushim të shkurtër, që pasardhësit e tyre të niseshin më tej dhe gjaku i tyre të degëzohej anembanë botës. Andaj . . . .

Shkarko [(Download) rapidshare]
blog comments powered by Disqus
Powered by Alba-Hack