RSS

Kim Mehmeti - Prje kalit te bardhe deri te rrugaceria partiake


Prje kalit te bardhe deri te rrugaceria partiake

Thuajse asnjëherë gjatë shekujve të kaluar, njerëzve të kësaj pjese të Ballkanit, pra edhe shqiptarëve nga këto troje, nuk iu ka ndodhur që certifikatën e vdekjes t’ia jep shteti (apo perandoria) në të cilën ata kanë lindur, që librin amë të lindjes dhe atë të vdekjes, ta ketë në kryeqendrën e të njëjtit shtet. Pra, atyre u ka ndodhur, për shembull, që certifikatën e lindjes ta kenë të shkruar me alfabetin e turqishtes së vjetër osmançe, e certifikatën e vdek- jes të mbushur me ciriliken serbe. U ka ndodhur që fëmiu të mësoj himnin e një shteti, e pastaj atë ta harrojë dhe ta këndojë himnin e një shteti të ri ku do i jetojë vitet e pjekurisë. Ballkanasve dhe shqiptarëve në të, u ka ndodhur që gjatë një jete, t’i përkulen herë njërit dhe herë flamurit tjetër shtetërorë, të jenë lindur nën flamurin e Mbretërisë Jugosllave, të kenë rinuar nën flamurin trengjyrësh të Federatës Socialiste të Titos dhe pastaj të kenë pleqëruar në shtetet e pavarura të dala nga federata e dikurshme e sllavëve të bashkuar. Ballkanasve u ka ndodhur të shpallin shtete të përbashkëta, të lindin në monarki e të vdesin në republikë, të rriten nën diktaturë e të plaken në një sistem krejt tjetër. Popujve të Ballkanit u ka ndodhur të vëllazërohen e të miqësohen mes ...

blog comments powered by Disqus
Powered by Alba-Hack